Lupe
Suche

Migena Imeraj 
NATO në menaxhimin e sigurisë. Rast Studimor Ballkani Perëndimor dhe Kosova 

Support
Bachelor Thesis from the year 2016 in the subject Politics – Topic: Peace and Conflict, Security, University of Tirana, language: Albanian, abstract: Ky studim do të sjellë një kontribut te vlefshëm për lexuesit, pasi do të vlerësojë se si përfshirja e aktorëve të jashtëm në ndërtimin e paqes pas konflikteve ne Ballkanin Perendimore dhe sidomos në Kosovë çoi në arritjen e një paqeje të qëndrueshme në keto rajone. Strategjia e përgjithshme e kërkimit dhe metoda kryesore e përdorur janë një studim i rastit të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në një kontekst të ndërtimit të paqes pas konfliktit. Kjo strategji e hulumtimit u zgjodh për të vlerësuar çështjen e Kosovës brenda rajonit në kompleksitetin e saj dhe për të krijuar një pamje më të madhe të çështjes. Qëllimi kryesorë i propozimit tim është të analizojë rolin e NATO-s ne zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor, strategjia e perdorur për menaxhimin e sigurisë dhe çfarë do të prodhojnë politikat e saj në vitet e ardhshme?

Objektivat në plotësim të qëllimit janë: (1) të kuptojmë rëndësinë që NATO i ka dhënë zgjidhjes së konfliktit dhe menaxhimit të sigurisë në Ballkan, (2) të identifikojmë karakterin e politikave të ndjekura nga NATO dhe arsyet kryesore se përse NATO ka vepruar në atë mënyrë, (3) gjithashtu të kuptojmë se cila ka qenё natyra, shkaqet dhe interesi i intervenimit te NATO-s në Kosovë.

Pyetja kërkimore në këtë punim do të merret me aspektet e përgjithshme të temës në fjalë dhe do të ndihmohet më pas nga disa pyetje specifike, të cilat, gjithashtu merren me çështjet specifike rreth kësaj teme duke i trajtuar ato në nivele të ndryshme. Pyetja kërkimore bazë që do të shtjellojme është: Si ka ndikuar NATO në procesin e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovë?
€18.99
Zahlungsmethoden
Format PDF ● Seiten 47 ● ISBN 9783346346629 ● Dateigröße 0.8 MB ● Verlag GRIN Verlag ● Ort München ● Land DE ● Erscheinungsjahr 2021 ● Ausgabe 1 ● herunterladbar 24 Monate ● Währung EUR ● ID 7759758 ● Kopierschutz ohne

Ebooks vom selben Autor / Herausgeber

14.865 Ebooks in dieser Kategorie